BUSINESS IMPROVEMENT DISTRICT Korça

ZONA PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT Korçë BID Korça është një OJF e organizuar nga dhe për bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Zonën Këmbësore dhe tek Sheshi para Teatrit, në qytetin e Korçës . Me mision përmirësimin ekonomik të bizneseve me aktivitet në zonën BID, përmirësimin infrastrukturor,gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore dhe kthimin e Zonës BID Korça në një destinacion atraktiv për qytetarët dhe vizitorët e zonës. Me vizionin e qartë për ta kthyer Zonën në destinacion ekonomik, turistik, argëtues dhe gjithëpërfshirës, BID Korça përfshihet në promovimin e bizneseve të zonës, në organizim eventesh sociale, argetuese dhe kulturore, në promovimin e vlerave dhe traditës.

Zbatimi i projektit “BID Korça” nga AADF në partneritet me Bashkinë e Korçës ka filluar në Janar 2012 përgjatë Bulevardit “Shën Gjergji”.

Ndërhyrja më e rëndësishme në zonë ishtë përmirësimi i infrastrukturës , e cila përfshiu rinovimin e bulevardit dhe unifikimin e fasadës së katit të parë të ndërtesës së ish-MAPOs, një nga ndërtesat kryesore në këtë zonë.

BID Korça aktualisht përfshin mbi 70 biznese të anëtarësuar, drejtohet nga një Bord Drejtues prej pesë anëtarësh, zgjedhur me votim nga përfaqësuesit e bizneseve të zonës. Zona mirëpret dhe organizon aktivitete dhe evente të larmishme si koncerte, panaire, Street Party, etj.

 

Më të lexuarat

Kontakt

Adresa:

B.I.D. KORCA 

Bulevardi "Shën Gjergji"

Korçë, Albania

info@bidkorca.org