Përshkrimi i vendit të punës 

Pozicioni : Punonjës Shërbimi (BID STEWARD)

Punëdhënësi : BID KORCA

BID KORCA  - Zona për zhvillimin e biznesit Korçë – është një zonë gjeografikisht e përcaktuar e cila menaxhohet nga shoqata e biznesit BID KORCA në partneritet me Bashkinë Korcë dhe përfshin Zonën Këmbësore dhe Sheshin para teatrit. Shoqata BID në kuadër të realizimit të misionit të saj për të ofruar një zonë mikpritëse për vizitorët, të sigurt, të pastër dhe atraktive, angazhohet për të mundësuar ofrimin e disa shërbimeve shtesë për zonën BID, duke e diferencuar zonën për komoditetin dhe shërbimet qe bizneset dhe qytetarët gjejnë në të.

 Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit:

Punonjësi i shërbimit për zonën BID do të angazhohet në kontrollin dhe mbikqyrjen e vazhdueshme të zonës BID për të shmangur incidentet e mundshme ose personat problematikë që shqetesojnë vizitorët, ai do të kujdeset që gjelbërimi dhe objektet decorative në zonë të mos dëmtohen, ju ofron informacion bazë dhe orienton viziotrët dhe qytetarët( në rast se kërkohet prej tyre) në lidhje me zonën dhe qytetin. Kryen detyrat e mëposhtme:

a) Kontrollin e vazhdueshëm të të gjithë territorit që është nën administrim të shoqatës.

b) Largimin e personave problematikë që shqetësojnë vizitorët. 

c) Heqjen e posterave të vendosura në pemë dhe shtylla, të cilat janë vendosur pa miratimin e shoqatës, dhe ndalimin e vendosjes së posterave dhe të tjera njoftimeve nëpër pemë dhe shtylla nëse nuk kanë miratimin e shoqatës. 

d) Ruajtjen e hapësirave të gjelbëra dhe mos dëmtimin e pemëve, stolave, reklamave të subjekteve, poceve dhe luleve.

e) Sigurimin e vazhdueshëm të qetësisë në zonë.

f) Parandalimin e dëmtimit të objekteve dhe njësive tregtare të ndodhura në zonë.

g) Mban kontakte të vazhdueshme me policine e rendit dhe atë bashkiake, me zjarrfikësit dhe urgjencën. Lajmeron institucionet përkatëse në rast nevoje të ndërhyrjes së tyre.

h) Mbikqyr dhe ndjek vazhdmisht përdorimin e hapësirës publike nga bizneset sipas Plan-Vendosjes së miratuar.

i) Është i pranishëm për të orfuar shërbime të tij në të gjitha eventet dhe aktivitetet e organizuara në zonë nga shoqata.

 

Punonjësi i shërbimit raporton dhe merr direktiva nga administratori i shoqatës.

Aftësitë e kërkuara tek kandidati:

Kandidati i përshtatshëm për këtë pozicion duhet të jetë energjik, dinamik, i aftë për të komunikuar shumë mirë me njerëzit, i gatshëm për të kryer detyrat e sipër përmendura dhe detyra të reja, mundësisht me eksperiencë në sektorin e ruajtjes së rendit, të ketë përfunduar arsmin e mesëm. 

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM:

 

Aplikantet e interesuar duhe të dorëzojnë brenda datës 17 Korrik 2015 dokumentat e mëposhtëm :

1. Curriculum Vitae me fotografi

2. Referenca nga punedhënës të mëparshëm (nëse ka)

Dokumentat mësipër dorëzohen elektronikisht brenda datës 17 Korrik 2015 në adresat e mëposhtme:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.   &  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Mund të aplikojnë të gjithë personat mbi 18 vjec.

Aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë do të njoftohen me e-mail brenda datës 20 Korrik 2015.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat

Kontakt

Adresa:

B.I.D. KORCA 

Bulevardi "Shën Gjergji"

Korçë, Albania

info@bidkorca.org