Festa e Birrës.

Festa e Birrës....
E ku tjetër?
Vetëm në Korçë!
Ju mirëpresim nga data 9-13 Gusht!

 
 

Njoftim per vend te lire pune

Njoftim per vend te lire pune

Përshkrimi i vendit të punës 

Pozicioni : Punonjës Shërbimi (BID STEWARD)

Punëdhënësi : BID KORCA

BID KORCA  - Zona për zhvillimin e biznesit Korçë – është një zonë gjeografikisht e përcaktuar e cila menaxhohet nga shoqata e biznesit BID KORCA në partneritet me Bashkinë Korcë dhe përfshin Zonën Këmbësore dhe Sheshin para teatrit. Shoqata BID në kuadër të realizimit të misionit të saj për të ofruar një zonë mikpritëse për vizitorët, të sigurt, të pastër dhe atraktive, angazhohet për të mundësuar ofrimin e disa shërbimeve shtesë për zonën BID, duke e diferencuar zonën për komoditetin dhe shërbimet qe bizneset dhe qytetarët gjejnë në të.

 Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit:

Punonjësi i shërbimit për zonën BID do të angazhohet në kontrollin dhe mbikqyrjen e vazhdueshme të zonës BID për të shmangur incidentet e mundshme ose personat problematikë që shqetesojnë vizitorët, ai do të kujdeset që gjelbërimi dhe objektet decorative në zonë të mos dëmtohen, ju ofron informacion bazë dhe orienton viziotrët dhe qytetarët( në rast se kërkohet prej tyre) në lidhje me zonën dhe qytetin. Kryen detyrat e mëposhtme:

a) Kontrollin e vazhdueshëm të të gjithë territorit që është nën administrim të shoqatës.

b) Largimin e personave problematikë që shqetësojnë vizitorët. 

c) Heqjen e posterave të vendosura në pemë dhe shtylla, të cilat janë vendosur pa miratimin e shoqatës, dhe ndalimin e vendosjes së posterave dhe të tjera njoftimeve nëpër pemë dhe shtylla nëse nuk kanë miratimin e shoqatës. 

d) Ruajtjen e hapësirave të gjelbëra dhe mos dëmtimin e pemëve, stolave, reklamave të subjekteve, poceve dhe luleve.

e) Sigurimin e vazhdueshëm të qetësisë në zonë.

f) Parandalimin e dëmtimit të objekteve dhe njësive tregtare të ndodhura në zonë.

g) Mban kontakte të vazhdueshme me policine e rendit dhe atë bashkiake, me zjarrfikësit dhe urgjencën. Lajmeron institucionet përkatëse në rast nevoje të ndërhyrjes së tyre.

h) Mbikqyr dhe ndjek vazhdmisht përdorimin e hapësirës publike nga bizneset sipas Plan-Vendosjes së miratuar.

i) Është i pranishëm për të orfuar shërbime të tij në të gjitha eventet dhe aktivitetet e organizuara në zonë nga shoqata.

 

Punonjësi i shërbimit raporton dhe merr direktiva nga administratori i shoqatës.

Aftësitë e kërkuara tek kandidati:

Kandidati i përshtatshëm për këtë pozicion duhet të jetë energjik, dinamik, i aftë për të komunikuar shumë mirë me njerëzit, i gatshëm për të kryer detyrat e sipër përmendura dhe detyra të reja, mundësisht me eksperiencë në sektorin e ruajtjes së rendit, të ketë përfunduar arsmin e mesëm. 

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM:

 

Aplikantet e interesuar duhe të dorëzojnë brenda datës 24 Qershor 2017 dokumentat e mëposhtëm:

1. Curriculum Vitae me fotografi

2. Referenca nga punedhënës të mëparshëm (nëse ka)

Dokumentat mësipër dorëzohen me poste ne adresen Rru ga “Konferenca e Pezes” Pallati perballe ALUIZN-it, Kati i 2, Korce

Ose elektronikisht brenda dates 20 Qershor  2017 në adresat e mëposhtme:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.   &  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Mund të aplikojnë të gjithë personat mbi 18 vjec.

 

Aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë do të njoftohen me e-mail ose telefon brenda datës 25 Qershor 2017.

 

 

 

Kërkesë pë Shprehje Interesi

KERKESE PER SHPREHJE INTERESI

KORCE

 

PROJEKTI I VENDOSJES SE KENDIT TE LOJRAVE PER FEMIJE TEK SHESHI NE ZONEN BID

 

Shprehje Interesi

Kjo kerkese per shprehje interesi vijon Kerkesen per “Shfytezim i Sheshit tek Zona BID per Vendosjen e nje Kendi Lojrash per Femije”.

BID Korca kerkon te kontraktoje nje Kompani te kulaifikuar dhe me eksperience per te vendosur nje kend lojrash tek Sheshi para Teatrit per nje periudhe 5 mujore duke filluar qe nga data 1 Qershor deri ne daten 1 Nentor ku do te lejohet shfytezimi i nje siperfaqe prej 600m2 (bashkangjitur Kerkeses keni planimetrine e Sheshit).

 

Ky Projekt do te realizohet ne bashkepunim me OJF-ne BID Korca dhe Bashkia Korce.

 

Qellimi i Sherbimit

BID Korca ka per qellim qe sheshi te kthehet ne nje zone argetuese, te rrit frekuentimin e zones, te rrit  interesin per zonen BID, gjallerimi dhe promovimi si zone terheqese dhe mikpritese.

 

Detyrat Specifike

Kompanise qe do te ofroje kete sherbim i kerkohet qe:

1.      Te vendos kend lojrash per grup moshen nga 3 deri ne 30 vjec

2.      Te vendosen lojra edukative

3.      Te kene masa sigurie qe garantojne plotesisht shendetin e njeriut

4.      Te mos vendosen lojra qe te demtojne sheshin me peshen e tyre dhe mos kete nderhyrje

5.      Te mos vendosen lojra qe te krijojne papasterti ne shesh

6.      Kendet e lojrave te ofroje kushte higjenike

7.      Te mos vendosen lojra qe krijojne vartesi patologjike (si lojra elektronike qe nxisin bixhozin)

 

 

Kualifikimet Kryesore

Ky sherbim duhet te kryhet nga nje Kompani e kualifikuar dhe me eksperience. Kompania duhet te tregoje gadishmeri per kryerjen e sherbimit, me cilesi te larte dhe efektivitet brenda afatit te percaktuar.

 

Afati

Periudha e pritshme per shprehjen e interesit do te jete nje afat 2 javor duke filluar qe sot me date 11 Maj 2017 deri ne 26 Maj 2017. Pas publikimit te rezultateve kompania fituese duhet te kryeje vendosjen e kendit te lojrave brenda dates 1 Qershor 2017.

Kompanite e interesuara duhet te paraqesin informacion qe te tregojne se ato jane te kualifikuara per te ofruar kete sherbimin:

1.      Permbledhje e eksperiences perkatese te kompanise

2.      Pershkrimi i sherbimeve te ngjashme

3.      Nje manual te lojrave qe ofrojne

4.      CV e stafit

 

Shprehjet e interesit duhet te dergohen ne adresen me poshte elektronikisht ose te printuara brenda dates 26 Maj 2016.

 

Ne vemendje te:

BID Korca

Rr. Konferenca e Pezes, Pallati perballe ALUIZNI-t

Korce, Shqiperi

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

 

 

Njoftim per vend te lire pune

Përshkrimi i vendit të punës 

Pozicioni : Punonjës Shërbimi (BID STEWARD)

Punëdhënësi : BID KORCA

BID KORCA  - Zona për zhvillimin e biznesit Korçë – është një zonë gjeografikisht e përcaktuar e cila menaxhohet nga shoqata e biznesit BID KORCA në partneritet me Bashkinë Korcë dhe përfshin Zonën Këmbësore dhe Sheshin para teatrit. Shoqata BID në kuadër të realizimit të misionit të saj për të ofruar një zonë mikpritëse për vizitorët, të sigurt, të pastër dhe atraktive, angazhohet për të mundësuar ofrimin e disa shërbimeve shtesë për zonën BID, duke e diferencuar zonën për komoditetin dhe shërbimet qe bizneset dhe qytetarët gjejnë në të.

Lexo më shumë...

Më të lexuarat

Kontakt

Adresa:

B.I.D. KORCA 

Bulevardi "Shën Gjergji"

Korçë, Albania

info@bidkorca.org