FESTIVALI I DRITAVE u ideua dhe organizua nga BID KORCA në Dhjetor 2014. BID Korça ideoi dhe realizoi dekorin festiv të zonës për festat e fundvitit. U përzgjodh të ndricohej Shtëpia Rumune, Fasada e ish MAPO-s dhe kolonat e zonës Këmbësore. Ndezja e dritave ne zonë u bë me nje ceremoni të organizuar për këtë rast që pasoi edhe me Street Party. Atmosfera festive vazhdoi në zonë gjatë gjithë mbrëmjes së datës 6 Dhjetor për tu shpërndarë më pas edhe në baret e zonës, deri në orët e para të mëngjesit.

Me koncerte festive, festën në zonë dhe dekorin e fundvitit, zona BID tërhoqi një numur të madh vizitorësh gjatë gjithë muajit Dhjetor 2014.

Më të lexuarat

Kontakt

Adresa:

B.I.D. KORCA 

Bulevardi "Shën Gjergji"

Korçë, Albania

info@bidkorca.org