Cfarë përfaqësojnë TID’et

Zonat e Përmirësimit Turistik (Tourism Improvement District TID) janë të ngjashme me Zonat e Përmirësimit të Biznesit, dhe kanë në fokus qytetet me potencial turistik. Nëpërmjet programit të Sipërmarrjes, AADF ka mbështetur krijimin e zonave BID/TID në qytetet Korcë, Shkodër, Berat dhe Krujë. Ndërsa në Tetor 2014, Bordi Mbikqyrës i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka miratuar projektin TID për Pazarin e Vjetër në Korcë.

Avantazhet

  • Rritja e vlerës së pronave
  • Zonë më e pastër dhe e mirëmbajtur
  • Rritja e volumit të biznesit, për shkak të përmirësimit të imazhit të zonës
  • Rritja e kënaqësisë së vizitorëve/turistëve në zonë
  • Zona bëhet më tërheqëse nëpërmjet ngjarjeve të përbashkëta të marketingut.

Mirënjohjet

Bashkë Drejtorët e AADF, Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata / Ministrja e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro / Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina Gjermeni / Kryetari i bashkisë Korcë, Z. Sotiraq Filo.

Projekti i Korcës – Aktivitetet dhe Planet

Të dhënat kryesore për projektin TID Korcë:

  • AADF ka angazhuar një fond prej 7 milion USD për përmirësimin e qëndrave të qyteteve të Korcës, Shkodrës, Beratit dhe Krujës.
  • Korca është një ndër qytetet më të rëndësishme në Shqipëri.
  • Buxheti total i AADF për Pazarin e Vjetër të Korcës është 1.9 milion USD, ndërsa Qeveria Shqiptare ka angazhuar një fond prej 3 milion USD për punime të tjera në zonë.
  • Projekti përfshin restaurimin e 7 blloqeve të ndërtesave në zemër të Pazarit të Vjetër Të Korcës, ku përfshihen catitë, fasadat, ndricimi dhe sinjalistika.
  • AADF do të paraqesi një plan menaxhimi të zonës si dhe të siguroj shërbime konsulence ndaj biznesit dhe grante ndaj bizneseve që do të operojnë në zonë.
  • Shoqata TID do të krijohet nga AADF, Ministria e Kulturës, Bashkia Korcë dhe sipërmarrësit dhe pronarët e godinave në Pazarin e Korcës. Objektivi i shoqatës do të jetë promovimi dhe menaxhimi i zonës TID.
  • Pazari i Vjetër është një ndër vëndet historike më të vecanta në Shqipëri.
  • Aktivitete promocionale do të zhvillohen për të reklamuar ushqimin vendas dhe produkte të tjera të prodhuara brenda qytetit dhe/apo në zonat përreth.
  • Ky është investimi i dytë i AADF në qytetin e Korcës, i cili ndjek suksesin e rikonstruksionit të zonës këmbësore dhe krijimin e Shoqatës BID në Bulevardin “Shën Gjergji”, me një investim total nga AADF prej 1.1 milion USD.

Implementimi i projektit të AADF për restaurimin e 7 blloqeve të ndërtesave pritet të fillojë në Prill 2015 dhe të përfundojë në Dhjetor 2015.

Më të lexuarat

Kontakt

Adresa:

B.I.D. KORCA 

Bulevardi "Shën Gjergji"

Korçë, Albania

info@bidkorca.org